Denatyrimi i DNA (pjesa e dyte)

Denatyrimi i DNA (pjesa e dyte)

Le te kthehemi tani te tema qendrore, pra te denatyrimi i DNA.

Per te denatyruar DNA (ti ndajme filamentet e DNA) duhet te dobesojme forcat qe mbajne kete strukture stabel.

Mund te perdorim agjente denatyrante si prsh urea, SDS e shume te tjere.

ure ureja

Keto denatyrante dobesojne lidhjet hidrogjenore. Ne rastin e SDS (dodecil sulfat i natriumit) ka edhe nje zinxhir idrofobik i cili destabilizon forcat idrofobike qe ndodhen ne molekulen e DNA. SDS perdoret gjeresisht ne biologjimolekulare si denatyrant sepse eshte nje molekule anfipatike (ka nje pjese idrofobike dhe nje pjese idrofilike) ose nje pjese polare dhe tjetren jopolare.

Pervec denatyranteve ka edhe menyra te tjera per te denatyruar DNA. Prsh me ane te nxehtesise. Le te studjojme ne kete pjesen grafikun e dentyrimit te DNA ne varesi te nxehtesise. DNA ashtu si edhe proteinat “thithin” ne nje gjatesi vale te caktuar (studioni dicka per asorbancen dhe spetrometrine). Kjo dukuri varet nga bazat (A,T,G,C). Keshtu ne nje DNA me nje filament te vetem bazat jane te dukshme, prandaj edhe asorbanca do te jete me e madhe se ne DNA helike (me dy filamente) ku bazat jane te “fshehura” ne qender te molekules se DNA-s.

Shikoni grafikun ne te cilin paraqitet me te gjelber DNA me nje filament dhe ne te dytin (ngjyre e kuqe) DNA dopio filament (DNA ne formen e helikes). Sic shikohet qarte DNA ka asorbancen me te larte aty afer te 260 nm, pikerisht ne kete gjatesi vale mund te shikosh qarte dallimin midis DNA-filament-i-vetem dhe DNA-dopio-filament.

vazhdon….

No Comments »

No comments yet.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URL

Leave a comment