Denatyrimi i DNA (pjesa e trete)

Denatyrimi i DNA (pjesa e trete)

Grafiku i denatyrimit te DNA ne varesi te temperatures eshte ne figuren e meposhtme.

Ne figure vihet re shume kollaj qe me rritjen e temperatures edhe filamentet e DNA hapen. Ajo qe duhet te shenohet eshte se ky proces nuk eshte me te njejten shpejtesi gjate gjithe zgjatjes se tij. Ka nje pike kur filamentet fillojne te ndahen nga njetjetri shume shpejt, kjo jepet ne figura nga forma e grafikut. Grafiku ka nje forme sigmoidale, nje forme te tille e gjejme ne shume procese ku kemi te bejme me nje proces kooperimi. Ne nje proces kooperimi, ndarja e nje baze e ben me te lehte qe baza tjeter te ndahet e keshtu me rradhe. Tm eshte temperatura ne te cilen gjysma e DNA ndodhet me baza akoma te lidhura me lidhje hidrogjenore, kurse gjysma tjeter eshte shkeputur. M=melting (shkrirje), sepse grafiku sigmoidal i ngjan shume grafikut te shkrirjes se metaleve. Edhe metalet (dhe shume shtruktura te tjera kristalore) shkrijne me nje grafik pak a shume te ngjashem, edhe ketu ka nje proces kooperimi.

Mbase do te keni pyetur veten pse kaq zhurme per dicka qe nuk eshte shume e rendesishme. Ne fakt denatyrimi i DNA dhe e gjithe teoria qe qendron pas saj, eshte shume e rendesishme ne biologjine molekulare. Me ane te disa teknikave mund te fusim nje sekuence te caktuar DNA, ne nje gjenom tjeter thjeshte duke denatyruar gjenomin dhe duke e lene ne prani te sekuences sone ne kopie te shumta. Nejse, se e gjithe kjo eshte nje proces shume i komplikuar dhe do te shpjegohet ne postimet e mevonshme.

No Comments »

No comments yet.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URL

Leave a comment