
Viruset
Viruset jane organizmat me te vegjel qe kane aftesi infektuese. Diametri i tyre shkon nga 18 deri 300 nm (organizmat me te vegjel se 200 nm nuk mund te shikohen me mikroskop optik).
Mbi 40 lloje virusesh jane shkaktare te disa prej semundjeve te njeriu.
Viruset kane nje perberje shume te thjeshte. Jane te ndertuara nga materiali gjenetik (ADN ose ARN, por jo te dyja bashke) dhe proteina. Keto komponente kane nje veshje te jashtme proteike, e cila mund te jete perfshire ose jo ne nje membrane lipidike (lyrore).
Viruset nuk jane te gjendje qe te replikohen (shumefishohen) me vete. Per replikimin e materialit te tyre gjenetik ata kane nevoje per nje qelize tjeter (prsh nje qelize te trupit te njeriut), pra te infektojne nje qelize tjeter.
Rezultatet e infektimit mund te jene 2:
1.- Viruset replikohen shume shpejt dhe kjo gje con ne shkaterrimin e qelizes se infektuar.
…ose…
2.- Materiali gjenetik i virusit integrohet me materialin gjenetik te qelizes se trupit tone (ose nje bakteri) (situate e quajtur ndryshe edhe lizogjeni). Kjo gje sjell replikimin e materialit gjenetik te virusit njelloj sikur te ishte material gjenetike i qelizes normale te trupit tone per nje kohe te gjate. Ne kushte te vecanta situata mund te ndryshoje dhe te kaloje ne situaten e pikes 1 qe con ne shkaterrimin e qelizes se infektuar.
Semundjet qe shkaktohen nga viruset jane te ndryshme dhe shkojne nga nje grip i thjeshte deri te semundje vdekjeprurese si prsh AIDS (SIDA).