Tani keni lexuar tre artikuj persa i perket denatyrimit te DNA. Edhe pse ketu nuk eshte shpjeguar aq gjate, kjo eshte nje nga bazat e biologjise molekulare.
Ketu do te gjeni dy pyetje mbi materialin qe sapo lexuat, pergjigjet do te jepen ne postimin tjeter.
Pyetja 1:
Krahasoni Tm e nje molekule DNA e cila eshte ne bollek me baza G-C dhe Tm e nje molekule DNA qe ka me shume baza A-T. Ne cilin rast Tm eshte me e madhe? Cfare do te thote kjo per stabilitetin e helikes se DNA? Jepni eshte nje grafik denatyrimi i DNA ku te paraqiten tre kurva; ajo e DNA normale (me pak a shume numer lidhjesh A-T te barabarte me G-C), DNA me shume lidhje G-C dhe DNA me shume lidhje A-T.
Pyetja 2:
Shikoni grafikun e meposhtem te denatyrimit te DNA ne nje tretesire ku kemi tretur edhe NaCl (klorur natriumi) ne perqendrime te ndryshme. 
Mund te jepni nje shpjegim pse me rritjen e perqendrimit te NaCl, DNA behet me e stabilizuar dhe duhet nje temperature gjithmone e me e madhe per ta denatyruar?
[...] Keto jane pergjigjet e pyetjeve te bera ne postimin e kaluar. Nese nuk keni lexuar akoma ate postim klikoni ketu [...]
Faleminderit per kete faqe te pasur me leksione mjekesie,vazhdoni keshtu.